Spitali Hygeia, paketa shëndetësore dhe shërbim të urgjencës 24 orë non stop gjatë festave të fundvitit

schedule15:02 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 15:02 - 20 Dhjetor, 2019

Urgjenca e Spitalit Hygeia përgjatë gjithë ditëve të fundit të muajit dhjetor dhe fillimit të janarit do të jetë në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbim për çdo pacient të saj. Spitali Hygeia ka menduar edhe për paketat mjekësore të cilat janë të përshtatshme për çdo kategori të pacientëve.

Gjatë gjithë periudhës së festave të fundvitit Urgjenca e Spitalit Hygeia do të jetë në gatishmëri të plotë me stafin e saj për të ofruar shërbim mjekësor të specializuar.

“Urgjenca e spitalit Hygeia do të ketë prezencën e të gjithë specialistëve të gjithë gatishmërinë e plotë të ambulancave për të qënë gati të gjithë ditët festive. Duke pasur parasysh që gjatë ditëve të tjera kemi pasur paraqitje të sëmurë që kanë probleme kardiake, me tension apo probleme të tjera, do të jemi gjatë gjithë kohës pranë këtyrë pacientëve, tha  koordinator i Departamentit te Urgjences Hygeia, dr.Dritan Dushaj.

Gjithashtu pranë Spitalit Hygeia, përgjatë gjithë kësaj periudhe do të ofrohen edhe paketa shëndetësore për çdo kategori pacientësh. “Edhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër spitali Hygeia me ratin e festave të fundvitit ka menduar të ofrojë disa paketa të cilat janë me zbritje çmimi, tha dr.Valbona Gashi, mjeke e mjekësisë interne.

Të gjitha këto shërbime pranë Hygeia-s ofrohen në ambiente moderne dhe komode, të pajisura me aparatura dhe pajisje bashkëkohore dhe ku aplikohen protokollet dhe standardet evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!