Nje dite pas vrasjes se biznesmenit Edmond Mehalla heshtja pushton qytetin e Elbasanit.
Nje atentat i mireplanifikuar, ndjekje e objektivit, keto kane qene konstatimet e kamerave te sigurise nga grupi hetimor ku autorët janë parë të lëvizin disa herë përgjatë perimetrit, duke ndjekur me kujdes lëvizjet e objektivit. Sipas hetuesve, autorët kanë pasur informacion të saktë për prezencën e objektivit në ambientet e biznesit dhe kanë pritur momentin që ai të dilte nga zyra. Duke shfryezuar kete moment autoret kane qelluar mbi 43-vjeçarin duke e lene te vdekur ne vend dhe me pas jane larguar me automjetin tip audi ne drejtim te Librazhdit. Nderkohe mesohet se mjeti që autorët përdorën në ngjarje, rezulton të jenë në pronësi të viktimës, cka shton dyshimet per lidhje te autoreve me njerez brenda kompanise se Hykes. Nje tjeter automjet i cili eshte lokalizuar ne Durres nga policia është sekuestruar për ekspertizë të thelluar dhe dyshohet se eshte perdorur nga autoret per tu larguar.
“Ne oret e para te mengjesit, ketu ne fshatin mirake u gjend makina qe dyshohet kane perdorur per tu larguar nga vendi ku kryen krimin ne oret e mbremjes se dites se djeles, duke eksektuaur edmond mehallen, biznesmen por me precedente ne fushaten e trafikut te droges. audi i tyre u gjet i djegur bashke me armen e dyshuar te krimit, nje pistolete. policia po perpiqet te identifikoje mbetje biologjike, por sic e shikoni djegia e makines eshte thuajse e plote, duke ulur keshtu mundesite e zbulimit. Nje skeme e perdorur shpesh edhe ne krime te meparshme.”
Prej vitesh ne kete qytet veprojne disa nga bandat kriminale me te rrezikshme ne vend, por sa te sigurte ndihen qytetaret per te jetuar ne Elbasan. Qytetaret e Elbasanit shprehen se nuk ndihen te sigurte dhe se ngjarja e ndodhur I shton atyre pasigurine.
Ka dhe nga ata qytetare te cilet nuk pranojne te flasin lidhur me kete ngjarje.
“Nje nate feste qe u kthye ne mort. Vrasja e Edmond mehalles u be ketu, ne mbremjen e te dieles ne fund te uikendit festiv. Por ndricimi, kamerat e shumta dhe kalimtaret, nuk kane penguar autoret te kryejne vrasjen. Nje akt qe duket i paramenduar dhe i planifikuar mire. Elbasanit, te kthyer ne dekaden e fundit ne kryeqytetin e krimit, i shtohet keshtu nje tjeter ngjarje e rende, qe me gjase nuk do te zbardhet edhe kaq shpejt dhe lehte.” / abcnews.al /

