Conte: Kundër Genoas ndeshja e sezonit, Interi im ka vetëm një objektiv

schedule16:09 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 16:09 - 20 Dhjetor, 2019

Interi zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit nesër në orën 18:00. Ekipi zikaltër pret Genoan në shtëpi dhe do të tentojë të rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve. Antonio Conte e quan shumë të rëndësishme këtë ndeshje në konferencën për shtyp.

Brozovic dhe Lautaro Martinez janë të s’kualifikuar, ndërsa Conte analizon se çfarë nuk ka shkuar në tre ndeshjet e fundit. Në fund objektivi i madh, për të cilin duhet shumë durim dhe qetësi.

NDESHJA – “Kundër Genoas është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Po përballemi në mënyrën e duhur me problemet tona dhe lojtarët e kanë kuptuar se duhet të rrisin xhirot e motorit. Mungesat e Brozovic dhe Lautaros na kanë vendosur më shumë në emergjencë. Duhet të tregohemi të fortë dhe ta mbyllim vitin me fitore”.

REZULTATET E FUNDIT – “Kam shumë kritika për tre ndeshjet e fundit, por kemi merituar më shumë se sa arritëm. Nuk dua të flas për fat të keq, nuk bën pjesë në mendimet tona diçka e tillë. Duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë disa situata, sidomos në mbrojtje”.

OBJEKTIVI – “E kam thënë që prej fillimit të sezonit se ne duam të bëhemi një skuadër e besueshme. Kundërshtarët duhet ta kenë gjithmonë të qartë se nuk do e kenë të lehtë kur luajnë kundër nesh. Udhëtimi ynë përfshin vështirësi dhe pengesa. Nevojitet qetësi dhe durim, mbi të gjitha nga unë që po tentoj të ndërtoj një skuadër të fortë.

SKRINIAR – “E dini mirë se çfarë konsiderate kam për të dhe sa i rëndësishëm është për ne. Milan është një mbrojtës modern dhe i ri. Po punon shumë për t’u përmirësuar. E ka jetën përpara dhe po paraqitet mirë, njësoj si shokët e repartit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!