Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rekordi me skuadrat “big”, Caceres: I shënoj Romës sonte, mund të vini bast

schedule15:15 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 15:15 - 20 Dhjetor, 2019

Barazimi në shtesa kundër Interit i ka dhënë besim Fiorentinës, që do të kërkojë fitoren sonte përballë Romës. Tre pikët mungojnë prej 6 ndeshjes tek ekipi i Montellës, që pret verdhekuqtë në “Artemio Franchi”.

Martin Cacares ka një eksperiencë të madhe dhe ka arritur t’i shënojë gol të gjithë ekipeve të mëdha italiane, përveç Romës. Sot do të bëjë të pamundurën për të ndëshkuar ekipin nga kryeqyteti dhe beson se do ta bëjë diçka të tillë.

Roma e vetmja skuadër e madhe të cilës nuk i kam shënuar? Do vini bast se i shënoj sonte? Verdhekuqtë janë një skuadër e bukur dhe jam befasuar nga Smalling. Objektivi? Dua të fitoj Kupën e Italisë me Fiorentinën“, komenton mbrojtësi uruguaian për Gazzetta dello Sport duke buzëqeshur. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!