Debati mbi funksionimin e drejtësisë dhe rolin e politikës në institucionet e reja ka qenë në qendër të emisionit “Real Story” në ABC News, ku analistët dhe juristët dhanë qëndrime të ndryshme mbi perceptimin e selektivitetit dhe presionit politik ndaj sistemit.
Analisti Frrok Çupi ngriti akuza për drejtësi selektive dhe ndikime politike mbi prokurorë e gjyqtarë, ndërsa Roland Lami theksoi se nuk duhet ekzagjeruar ideja se opozita kontrollon drejtësinë, por pranoi se SPAK është e stepur që të hetojë Berishën.
Avokati Idajet Beqiri, nga ana tjetër, e lidhi problemin e korrupsionit në drejtësi me qeverisjet e kaluara. Në studio u krijua kështu një panoramë debatesh mbi besueshmërinë, pavarësinë dhe sfidat e sistemit të drejtësisë në vend.
Frrok Çupi: Janë duke praktikuar drejtësi selektive. Po selektohen krahë politikë. Nuk ka drejtës të re, drejtësia është drejtësi. Përveç kësaj këta janë prokurorë dhe gjykatës që janë shumë të vjetër, që kanë mëkatuar, që janë lidhur. Vijnë nga vërtetimi i pasurive dhe vettingu që nuk funksionoi. Selektojnë krahët dhe forcat, kush është më i fuqishme dhe më kriminali. Publiku e shikon që këta i ka kapur Sali Berisha. Është fjala për çdo të fortë, që ka para, që u shtinë tmerrin, që janë të fortë. Shumica prej tyre nuk ka dukuri të përgjithshme. Selektimi i fundit vjen tek fakti që ata selektojnë nëpër paragrafë, janë aq të paditur sa interpretojnë vetëm një paragraf dhe harrojnë Kushtetutën.
Roland Lami: Unë mendoj që nuk duhet të ngjatojmë pushtetin me stepjen. Të themi që opozita kontrollon SPAK-un, është një ekzagjerim. Të mos themi që opozita kontrollon drejtësinë, se është e tepërt, nuk ka aq fuqi. SPAK krah Berishës është i stepur. Të mos i japim forcë politikës që kontrollon SPAK-un.
Idajet Beqiri: Prokurorëve rrugën e korrupsionit ua hapi rrugën qeverisja e Berishës./abcnews.al

