Një vajzë ka humbur jetën dhe një djalë ka mbetur rëndë i plagosur pas një sulmi nga peshkaqeni në një plazh të njohur në Neë South Ëales të Australisë.
Ngjarja ndodhi në orën 06:30 të mëngjesit të së enjtes në Croëdy Bay National Park, pranë Port Macquarie, rreth 350 kilometrа në veri të Sidneit, ku shërbimet e emergjencës iu përgjigjën raportimeve se dy persona ishin kafshuar nga një peshkaqen.
Dy të rinjtë, të dy në të 20-at, kishin hyrë në ujë në Kylies Beach një vend i njohur për surf.
Sipas autoriteteve, i plagosuri aktualisht raportohet të jetë në gjendje serioze, por të qëndrueshme. / abcnews.al /

