Konsumoi një vit të tërë ujë me mjaltë dhe limon, ja benifitet e blogeres australiane

schedule14:32 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 14:32 - 20 Dhjetor, 2019

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh me ju nëse pini ujë me limon dhe mjaltë për një vit të plotë? Po, pa ndërprerje për 365 ditë të vitit.

Një blogere e famshme australiane vendosi të tregojë gjithçka dhe të ndajë  benefitet e këtij eksperimenti pas 12 muajsh provë nga ana e saj.

Crystal Davis është një blogere australiane, e cila gjithashtu shkruan poezi.

Një ditë ajo vendosi të ndërmarrë një eksperiment të çuditshëm, duke përdorur veten. Ajo vendosi të pijë një gotë ujë, limon dhe mjaltë çdo ditë për një vit të tërë, për të parë nëse ka më shumë përfitime të këtyre përbërësve natyral të kombinuar së bashku ose më shumë efekte anësore?!

Blogerja vendosi të ndajë gjithçka në rubrikën e saj për shëndetin në revistën Elephant duke pranuar përpara gjithë botës se ky eliksir ka efekte fantastike në organizëm.

Kujdes! Sasia e limonit ka rëndësi sepse nëse e teproni me të mund të keni probleme në trup.

Përfitimet e pirjes së një gote me ujë të ngrohtë çdo ditë me një gjysmë limoni të freskët dhe një lugë çaji mjaltë organik janë:

1.Lëkura më e pastër

2.Metabolizmi është përmirësuar

3.Tretja është ndikuar pozitivisht

4.Nuk vuan nga gripi apo sëmundje të tjera gastro-intesinale për një vit

5.Nuk vuan për një vit nga sëmundje të fytit

6.Trupi është pastruar

7.Sistemi imunitar është përforcuar

Ajo u bë një “morning person” pa pasur nevojën e kafesë në mëngjes

Por ka edhe kundër-reaksione veç benefiteve shumë të mira.

Limoni, nëse pihet çdo ditë, është i dëmshëm për ata që vuajnë nga gastriti apo ulçera. Stomaku mund të preket. Dhe kështu edhe goja për shkak të aciditetit të limonit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!