Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meta: Prova të reja për ‘21 Janarin’/ Avokati: Ish-presidenti disponon dokumente të klasifikuara

schedule15:16 - 27 Nëntor, 2025

schedule 15:16 - 27 Nëntor, 2025

Pak ditë pasi i kërkoi SPAK që të dëshmonte për 21 Janarin si person që ka dijeni, Ilir Meta, pretendon se për krimin shtetëror të vitit 2011 ku u vranë 4 protestues, zotëron prova konfidenciale.

“Po presim kërkesën që kemi bërë tek Alfred Shehu. Meta do jetë në dispozicion dhe shpjegimet e tij janë shpjegime me prova dhe akte ndoshta edhe me dokumente që nuk janë bërë publike për shkak të konfidencialitetit. Dokumentet janë sekret shtetëror dhe ksesi i ka organi i procedurës askush nuk e ka thirru. Meta bën fajtor ata që janë në video dhe ne audio ato që janë aty. Emrat do i nxjerrë Meta do ti dëshmojë tek Prokurori, Alfred Shehu. Te zbardhet njëherë e mire”, avokati.

Këtë të enjte për Ilir Metën u zhvilluar një tjetër seancë në Gjykatën e Lartë, ku ai kërkonte të dilte nga qelia. Por trupa gjykuese e shkallës së tretë të gjyqësorit vendosi që të rrezojë rekursin e Ilir Metës duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme, çka do të thotë se Ilir Meta do të vijoj të mbahet në paraburgim.

Të enjten Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën paraprake në ngarkim të Ilir Metës. Shkak për ketë shtyrje është bërë një avokat i ri i Ilir Metës, i cili kërkoj kohë për tu njohur me aktet e dosjes hetimore. Ndërkohë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e Ilir Metës, i cili ishte edhe vetë i pranishëm në sallë për ti vinë në dispozicion aktet hetimore dhe të seancave paraprake.

Për ilir Metën SPAK dërgoi në gjykatë dosjen hetimore, për tre hetime,  aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash e mosdeklarim pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim ndërsa Fatime Kryemadhi për pastrim parash, së bashku me Ema Çokun. Meta ndodhet në burg që nga tetori 2024, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!