Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligj për mbrojtjen e denoncuesve/ Masa të reja për “whistleblowers” në administratën publike

schedule15:09 - 27 Nëntor, 2025

schedule 15:09 - 27 Nëntor, 2025

Punonjësit, në sektorin publik apo privat, që raportojnë shkelje ligjore apo raste të korrupsionit do të mbrohen me ligj.

Qeveria ka propozuar ngritjen e një mekanizmi të unifikuar sinjalizimi, që parashikon mbrojtjen individëve të cilët disponojne informacione për veprime të kundërligjshme, që cënojnë interesin publik, korrupsionin dhe keqadministrimin e fondeve apo burimeve publike si dhe cdo veprim tjetër që dëmton transparencën, llogaridhënien në administratën publike.

Çdo autoriteti publik dhe subjekt privat me më shumë se 50 punonjës, si dhe çdo ent me kapital shtetëror apo që është nën kontrollin e subjekteve shtetërore, detyrohet të krijojë strukturë të posacme për pranimin, shqyrtimin dhe administrimin e sinjalizimeve.

Projektligji parashikon se punonjësit e institucioneve që kryejnë procedura prokurimi, si dhe persona të tjerë që bien në dijeni të parregullsive, mund të raportojnë raste që lidhen me, manipulimin e procedurave të tenderimi. Ligji i ri i mbron këto punonjës nga largimi nga puna, pezullimi nga detyra, ulja e pages dhe shpërblimeve financiare, mohimi i mundësisë për ngritje në detyrë apo dëmtim të reputacionit. Drafti parashikon forcimin e masave administrative për institucionet dhe zyrtaret që pengojnë raportimin.

Gjobat variojnë nga 100 mijë lekë deri në 500 mijë lekë për këdo që kërcënon, shkel konfidencialitet por edhe për ata individë të cilët paraqesin sinjalizim të rreme me qëllim dëmtimi. Në relacion thuhet se projekligji nuk synon përafrimin e legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian, por është një mekanizëm mbrojtes për fondet e unionit dhe rritjes së llogaridhënies brenda institucioneve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!