Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Terroristët e Oroshit në Gjykatë/ Julian Cumraku dhe Erzen Uka lihen në burg

schedule14:02 - 27 Nëntor, 2025

schedule 14:02 - 27 Nëntor, 2025

Gjykata e Shkodrës lë në burg ekstremistët Julian Cumraku dhe Erzen Uka. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë bërë pjesë ne organizata terroriste.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

Erzen Uka 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”. Julian Cumrraku, 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Të dy akuzohen për kryerjen e veprave penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!