Shkarkimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, nuk do të ndodhë. Deklarata u bë nga presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e tij të përvitshme ku ishin të pranishëm mbi 1300 gazetarë nga vende të ndryshme të botës
Putin ishte i pari, dhe i vetmi lider deri tani, i cili ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij amerikan. Gjatë konferencës maratonë të drejtpërdrejtë, kreu i Kremlinit u përqendrua sidomos tek Ukraina.
“Jam i shqetësuar për fjalët e presidentit ukrainas Zelenski për sa i përket rishikimit të marrëveshjeve të Minsk. Nëse një gjë e tillë ndodh atëherë situata mund të përfundojë në një rrugë pa krye.”
Sipas tij nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të ndihmojnë Ukrainën duhet t’i japin furnizime dhe jo të përpiqen të përmbajnë Rusinë.
Presidenti rus lavdëroi kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili sipas tij diti të kuptojë më mirë se sa rivalët politikë humorin e shoqërisë për sa i përket Brexit. Për liderin e Kremlinit, kreu i Dauning Strit do të arrijë të nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian.
Putin theksoiu se Rusia nuk ka nevojë për një kushtetutë të re por disa amendamente janë të mundshëm. Ai iu referua sidomos mandateve presidenciale të cilët mund të ndryshojnë duke u kufizuar në numër nëse është I njëjti fitues. Aktualisht mandate presidencial i Putin përfundonnë vitin 2024.
Kreu i Kremlinit, i cili në të kaluarën e ka konsideriat shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit 20, kritikoi liderin Bolshevik Lenin se e kishte ndërtuar Bashkimin Sovjetik si një konfederatë republikash në baza etnike të cilat jo gjithnjë korrespondonin me vendosjen gjeografike të komunitetit, duke krijuar në këtë mënyrë pika presioni. Ndër të tjera sipas Putin, shteti sovjetik ishte shumë i lidhur me partinë komuniste sovjetike, për këtë arsye sapo partia nisi të shpërbëhej dhe vendi pati të njëjtin fat./abcnews.al

