Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Muçi gol për fitoren në Turqi/ Ylli kuqezi shënoi në 111’ në Superligë, një rrjetë e shkëlqyer

schedule23:22 - 24 Nëntor, 2025

schedule 23:22 - 24 Nëntor, 2025

Ernest Muçi shënoi një gol të madh në Superligën e Turqisë, duke siguruar fitoren e skuadrës së tij.

Ylli shqiptar u tregua i shkëlqyer, edhe pse hyri në lojë në pjesën e dytë duke vulosur rezultatin 4-3 për ekipin e tij, Trabzonspor, që po luante jashtë fushe.

Kjo ndodhi në minutën e 11-të shtesë. Muçi shënoi gjithsej dy gola në këtë ndeshje, edhe pse u aktivizua pak më shumë se gjysmë ore. Këto ishin rrjetat e tij të para për Trabzonsporin këtë sezon.

Lojtari sulmues i krahut ka mundësi të fitojë titullin kampion në Turqi, pasi ekipi I tij është vetëm 4 pikë prapa kreut të renditjes, ndonëse trajneri Silvinjo nuk e ka ftuar në kombëtare në 6 ndeshjet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!