Milani mund të përgatisë një revolucion, me Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban që mund të pushohen nga puna, për t’i dhënë Ralf Rangnick kompetencat e plota si drejtor sportiv i klubit.
Pronarët e “Elliott Management” dhe CEO Ivan Gazidis, duan të bëjnë ndryshime në strukturën e klubit. Mediet italiane raportojnë që Gazidis dhe “Elliott” po shikojnë Ralf Rangnick si një kandidat i mundshëm për drejtor të ri sportiv.
Rangnick do të kishte një rol shumë të rëndësishëm te Milani. Gjermani do të ishte shefi i skautëve dhe njëkohësisht drejtor sportiv i kuqezinjve.
Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban mund të largohen nga rolet e tyre aktuale, pasi bordi drejtues nuk është bindur nga aftësitë e tyre. Rangnick e la rolin e tij si trajner i RB Leipzig në fund të sezonit të shkuar./abcnews.al

