Ndonjë yll duhej lënë pushim. Bajerni do ta luante ndeshjen e radhës së Bundesligës në Mynih ndaj Frajburgut, ndërsa trajneri Vinsent Kompani po mendonte që më parë për duelin e mesjavës në Champions.
Në një sezon tepër të ngarkuar, edhe një superfuqi si Bajerni duhet të ekonomizojë forcat dhe kështu ndodhi, ndonëse nuk pengoi aspak.
Përballë Frajburgut, nuk luajti asnjë minutë lideri Xhoshua Kimih, u la fillimisht në stol Konrad Laimer, dhe u zëvendësuan në pjesën e dytë Harri Kejn e Dajot Upamekano.
Të mërkurën luhet Arsenal-Bajern.
Në “Alianc” shënuan Karl, Olise dy herë, Upamekano, Kejn dhe Xhekson.
Karl, siç shkruajnë mediat, u bë lojtari më i ri në historinë e Bajernit që shënon dhe asiston gol në një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 273 ditë.
Olise ishte njeriu I duelit, ndërsa Pavlovic bëri të mos ndihej mungesa e udhëheqësit Kimih.
Bajerni kryeson Bundesligën me 34 pikë në 11 javë, tepër I shkëputur nga rivalët dhe presidenti I nderit, Uli Hënes, I ftoi kundërshtarët që do të dorëzoheshin, në deklaratën që “Bildi” e quajti një “horror” për kampionatin.
Me këtë ritëm, bavarezët mund të thyejnë rekordin e pikëve që e kanë vendosur vetë me 47 në 2014, pasi mund të arrijë deri në 49.
Po ashtu, mund të thyejnë rekordin total të pikëve në kampionat.
Kampionët kanë shënuar 41 gola në 11 javë, dhe ndoshta thyejnë rekordin e rrjetave në fazën e parë, që e kanë po vetëm me 56.
Në total, në sezon, duke përfshirë Bundesligën, Championsin, Kupën e Superkupën, Bajerni ka fituar 94 për qind të pikëve, 17 fitore, 1 barazim, zero humbje.

