18 vjeçari Devis Hoti është i dyshuari për vrasjen dhe tentimin e djegies së trupit të Flamur Duçit mëngjesin e djeshëm në Mborje të Korçës.
Abcnews.al ka siguruar foton e autorit, ndërkohë që mësohet se viktima dhe Hoti ishin komshinj me njeri-tjetrin dhe se i riu kishte qenë i dënuar edhe më parë për një krim të ngjashëm.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Hoti ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ishin komshinj, autori i dënuar më parë: Dinamika e vrasjes së Flamur Duçit në Korçë
48-vjeçari u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë godinës së biznesit të tij. Sipas dëshmitarëve, Duçi u gjet i therur me thika dhe me shenja djegieje në kokë.
Dyshohet se pasi e vrau, i riu ka tentuar të djegë trupin e viktimës.
Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se kemi të bëjmë me një sherr banal mes viktimës dhe autorit, i cili ka nisur aty për aty teksa 48 vjeçari po shkonte të hapte biznesin e tyre. Megjithatë, marrja në pyetje e 18 vjeçarit do të zbardhë arsyet e vërteta të krimit që tronditi Korçën.
Lexo edhe: “Po kush e vrau…”, motra e 45 vjeçarit shpërthen në të qara kur merr vesh lajmin
Njoftmi i policisë:
Ndalohet 1 shtetas, i dyshuar si autor i vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Mborje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 19.12.2019, ku në fshatin Mborje, pranë banesës dhe dyqanit të tij u gjet i vrarë shtetasi F.D., 48 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit:
D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, bazuar në hetimet e kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Vrasja me dashje”.
Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al