Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari”/ Gjikondi: Strasburgu e tha hapur që është krim shtetëror. Ka dy elementë kryesor, vrasje dhe mos-zbardhje

schedule20:36 - 19 Nëntor, 2025

schedule 20:36 - 19 Nëntor, 2025

Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK, për dosjen e nxehtë të 21 Janarit 2011, ku plumbat vranë 4 qytetarë.

Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News foli për çështjen e 21 janarit, duke u shprehur se Strasburgu i hapi rrugën hetimit të SPAK dhe se gjithashtu falë këmbënguljes së familjes së Aleks Nikës, u arrit që kjo çështje të merrte këto përmasa.

“Ritmi që ka marrë hetimi nuk ka të bëjë vetëm me prezencën e përfaqësuesit amerikan në Shqipëri, por duket se Dumani do që kur të mbarojë të ketë një bilanc pozitiv. Ai ka vënë veten e tij gati në të gjitha dosjet. Pra mendoj që prezenca e përfaqësuesit amerikan ka të bëjë me shumë gjëra të tjera. Strasburgu ua ka qëruar rrugën, e tha hapur është krim shtetëror. Janë dy elementë kryesor vrasje dhe mos-zbardhje. Është “fati i madh” që vetëm falë familjes së Aleks Nikës u arrit në këtë ditë”, tha Gjikondi.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!