Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ish-komandanti i NATO-s, dëshmitar në Hagë/ Gjenerali Wesley Clark, në gjyqin e Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK

schedule15:50 - 17 Nëntor, 2025

schedule 15:50 - 17 Nëntor, 2025

Bombardimi i dytë i Serbisë, konsiderohet dëshmia e gjeneralit Wesley Clark në dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Europë është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi.

Ai është dëshmitari i shtatë, pas Michael Durkee- ish-këshilltar të tij, diplomatit amerikan Christopher Hill, Jock Covey- zv kryeadministrator i UNMIK në Kosovë, ish diplomati britanik John Steëart Duncan, Paul Williams-këshilltar ligjor gjate punimeve ne Rambuje apo ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, me te cilin nisi saga e dëshmive.

Ai u pyet për kohën kur u raportua se familja e Jasharëve ishte vrarë.

“Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jashararve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj ngjarje. Tani shqiptaret do të kundërpergjigjeshin”, tha Wesley Clark.

Clark u pyet nëse e kishte kontaktuar Sllobodan Millosheviçin, për ta “trajtuar çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

“Unë dhe Richard Holbrooke e kontaktuam Millosheviçin dhe ai refuzoi të fliste për këtë temë. E dinim që kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste”, shtoi ai.

Deshmia e Clark pritet të vijoj edhe të martën. Më 5 nëntor u bënë 5 vjet nga  arrestimit i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .
Ata akuzohen për krime kundër njerëzimit.

Ish-drejtuesit e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së i kanë mohuar të gjitha akuza.

Të gjithë dëshmitarët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim: UÇK nuk ishte një ushtri e mirëorganizuar me hieraki të përcaktuar dhe se roli i Hashim Thacit ishte politik, i ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!