Tre vite e gjysëm pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur Drejtuesin e SPAK.
Arben Kraja do të drejtojë Prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për 3 vitet e ardhshme. Kraja mori votat e 6 prej 11 antarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kandidati tjetër Altin Dumani mori 4 vota dhe Edvin Kondili mori vetëm votën e Kryetarit të KLP Gent Ibrahimi. Anëtarët që votuan për Krajën kanë vleresuar tek ai eksperiencën në drejtimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Në platformën e tij Arben Kraja u shpreh se sfida më e madhe është lufta kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë, që është edhe synimi kryesor i SPAK.
Bashkë me Prokuroinë e Posaçme Antikorruspion është ngritur dhe Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pas afro 16 vitesh gjykatat dhe prokuroritë e krimeve të rënda janë shkrirë. Prokurorët kanë bërë gati dosjet dhe kanë vleresuar se vetëm 120 prej tyre do të hetohen nga SPAK, kurse pjesa tjetër do të kthehen në vendin ku është kryer vepra penale. SPAK do te ketë strukturë mbështetëse Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila nuk është ngritur akoma./abcnews.al