Policia e Tiranës ka arrestuar 4 shpërndarës droge në shkollat e mesme të kryeqytetit. Në pranga kanë rënë Spartak Perpalaj, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Frans Meta, 19 vjeç, Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, dhe B. H., 17 vjeç, të katërt banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë në në rrugën “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.
Sipas policisë Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.
Në momentin e ndalimit nga Policia të arrestuarit kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal./abcnews.al