TIRANË- Një apartament u përfshi nga flakët në zonën e Astirit pranë rrethrrotullimit të dytë.
Flakët u përhapën ndërsa tymi pushtoi edhe 3 banesa në katet e mësipërme.
Dy fëmijë të vegjël, të cilët kishin mbetur të bllokuar në apartamentin e tyre për shkak të tymit, u shpëtuan nga forcat zjarrfikëse.
Ata u shoqëruan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të mirë.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve si dhe i erdhën në ndihmë disa banorëve që mbetën të bllokuar nga tymi nëpër korridoret e pallatit.
Policia dhe zjarrfikësit e Tiranës pritet të përcaktojnë shkakun e zjarrit me anë të ekspertizës që po kryhet.
/abcnews.al/

