Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali/ Sefa: Iniciativa ushtarake, risi për vendin tonë. Marrëveshjet, impakt rajonal

schedule20:18 - 14 Nëntor, 2025

schedule 20:18 - 14 Nëntor, 2025

Nga Roma në mbledhjen e parë ndërqeveritare, kryeministri Rama dhe kryeministrja Meloni nënshkruan 16 marrëveshje në sektore të ndryshme.

Eksperti i ekonomisë Ergys Sefa i ftuar në ‘Sheshi i Dollarit’ tha se këto marrëveshje kanë impakt rajonal dhe se Italia ka interes ekonomik jo vetëm për vendin tonë por për gjithë Ballkanin. Më tej, Sefa tha se projekti në industrinë ushtarake është risi për vendin tonë dhe mund të kenë impakt duke nisur nga viti ardhshëm.

“Bëhet fjalë për projekte rajonale, pjesa e industrisë ushtarake është e re dhe vendet e NATOS po rrisin shpenzimet e tyre në këtë aspekt. Janë të vetme marrëveshje që mund të kenë impakt që vitin që vjen.

Duhet të shohim nëse palët do t’i respektojnë. Marrëveshjet e tjera kanë impakt rajonal, Italia është gjigandi i madh që kemi afër ndërsa vendi ynë është një vend i vogël. Italisë i intereson gjithë Ballkani dhe do të zgjasë dorën e tij ekonomike në gjithë Ballkanin, kujtoni Korridorin e tetë.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!