Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, nga Roma, atje ku ndodhet me delegacionin shqiptar kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Sokol Balla sa i takon 16 marrëveshjeve që u nënshkruan këtë të enjte, 13 nëntor, me qeverinë Italinë.
Duke u kthyer pas në kohë, në vitin e kobshëm të 1997-ës, gazetari Sokol Balla pyeti kryeministrin për mbytjen e anijes ushtarake Katerit të Radës, ku humbën jetën 81 persona dhe ku Italia doli përgjegjësi për këtë tragjedi të kombit shqiptar. Rama tha se Itali ka kërkuar falje në të gjitha format, ku shtoi se kjo është një kujtesë që na ndihmon të shohim veten dhe për të mos harruar se çfarë situatash kemi kaluar.
Sokol Balla: Sigurisht, por dijeni që jam pak emocional në ripërsëritjen e asaj pyetje që ju bëra ndoshta në fakt dhe për shkak të situatës nuk u përgjigjët në mënyrë të plotë pasi ndodheshit në presionin e shumë gazetarëve dhe të shumë pyetjeve dhe provokuese. Por ka një tragjedi të marsit të ’97-ës, ku kanë humbur jetën 81 shqiptarë, ku dhe vetë shtypi dhe autoritete italiane e kanë gjetur së paku përgjegjëse një anije ushtarake italiane në mbytjen Katerit të Radës dhe ku humbën jetën 81 veta, së paku 81 veta dhe shteti Italian nuk ka kërkuar ndjesë për këtë zoti kryeministër. Nuk ka kërkuar ndjesë të paktën formalisht, ndoshta ka kërkuar ndjesë në mënyra të tjera.
Edi Rama: Unë mendoj që e kanë bërë në të gjitha format dhe nga tjetër më shumë sesa për të parë nga shteti italian kjo kujtesë na ndihmon të shohim veten dhe të mos harrojmë se në çfarë situatash kemi kaluar dhe në çfarë periudhash tragjike kemi jetuar. Dhe natyrisht pa u kënaqur asnjëherë me atë që arrijmë të mos harrojmë se nga sa larg vijmë dhe të jemi besimplotë që nëse i kemi kapërcyer gjithë ato humnera e gjithë ato male, në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe sot arrijmë të ulemi në të njëjtën tryezë me qeverinë e Italisë, një format që e kemi nisur ne krye të herës me qeverinë e Kosovës dhe sot e kemi me qeverinë e Italisë. Është padiskutim një arsye më shumë për të pasur shumë besim tek e nesërmja./abcnews.al

