Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia me 20 viktima/ Turqia vendos masë paraprake, ndalon të gjithë avionët C-130

schedule11:30 - 13 Nëntor, 2025

schedule 11:30 - 13 Nëntor, 2025

Ministria turke e Mbrojtjes ka njoftuar pezullimin e të gjitha fluturimeve të C-130. Ky vendim vjen pas rrëzimit të njërit prej këtyre avionëve, që çoi në vdekjen e 20 pjesëtarëve të personelit të Forcave Ajrore Turke.

Në njoftim sqarohet se Fluturimet e C-130 do të rifillojnë pasi të përfundojnë të gjitha kontrollet e nevojshme teknike”, tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë. Sa i përket avionit që u rrëzua, ministria turke sqaroi se ai ishte modernizuar nga Erciyes Avionics, ndërsa mirëmbajtja e planifikuar e strukturës së avionit, motorit dhe helikës ishte kryer në kohë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!