Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli i GJKKO kthen për rigjykim çështjen për ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

schedule12:40 - 12 Nëntor, 2025

schedule 12:40 - 12 Nëntor, 2025

Apeli i GJKKO prish vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka dhe rikthen çështjen në shkallën e parë për rigjykim.

Zarka kërkon pafajësinë në Apel, ndërsa ne shkallen e parë e dënua me 4 vite burg që për shkak te gjykimit te shkurtuar zbriti ne 2 vite e 8 muaj

Sipas SPAK, ish-kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka dhe persona të tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për disa çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme. Çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove, sasi  kjo monetare, e cila u gjet e fshehur në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!