Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Sadushi “liron” çunat e molotovit/ Apeli i GJKKO liroi 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës

schedule11:22 - 11 Maj, 2026

schedule 11:22 - 11 Maj, 2026

Janë liruar këtë të hënë 5 militantë që hodhën molotovë gjatë protestës së Berishës që u zhvillua të premten e 17 prillit, në kryeqytet. Grupi i zjarrrit i protestës u lirua nga paraburgimi duke përdorur vendimin e Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e sigurisë për të arrestuarit është ndryshuar nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke sjellë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Njoftimi;



Gjykata e Apelit Tiranë vendosi, ndryshimin e masës së sigurimit personal nga “Arrest në burg” në “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”; dhe lirimin e menjëhershëm për protestuesit e datës 17.04.2026:
1. Klemend Çuçka
2. ⁠Bujar Tusha
3. ⁠Henri Shapllo
4. ⁠Mirvet Toçilla
5. ⁠Sem Bici

Protesta e opozitës u shoqërua me kaos e dhunë. Kujtojmë se të lënduar mbetën edhe disa efektivë pas bombave molotovë të hedhur nga militantët e Partisë Demokratike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!