Fatos Nano e stimulonte debatin e brendshëm të PS, por cfarë mendojnë shqiptarët për këtë, dhe kryesisht elektorati i majtë.
Sondazhi në ‘Zëri i Shqiptarëve, iu drejtua elektoratit të majtë me pyetjen: Fatos Nano e stimulonte debatin e brendshëm të PS, si e konsideroni këtë?
46.1% e tyre, mendojnë se përplasjet e brendshme kanë ndihmuar gjithmonë kundërshtarin. Vetëm 28.4 % e socialistëve të anketuar e konsiderojnë atë një gjë të mirë, ndërsa 25.5% mendojnë se përplasjet e brendshme kanë dëmtuar të majtën.
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.4% / abcnews.al/

