Një 30-vjeçar me inicialet ka mbetur i plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta në lagjen “24 Maji” të Vlorës, rreth orës 20:00, sot më 10 nëntor.
Burime nga spitali konfirmojnë se i plagosuri është 30-vjeçari Bledar Skënderaj, i cili ka mbetur i dëmtuar rëndë pas konfliktit që shpërtheu mes disa personave për motive ende të paqarta
Skënderaj ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Vlorës, nën kujdesin e mjekeve. Medohet se 30 vjecari ka marre dy plage.
Policia ka shoqëruar personat e dyshuar dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

