Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori i BE i dorëzon raportin vjetor të KE për Shqipërinë, Begaj: Vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve

schedule11:25 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:25 - 10 Nëntor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar me vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në hapjen grupkapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane dhe parimet themelore të BE-së.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane, me qëllim përshpejtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!