Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Projekti “OSHEE Charge”/ Balluku: Jemi në një fazë të re transformimi. Momenti që OSHEE të ofrojë edhe një akademi

schedule11:21 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:21 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Është prezantuar këtë të hënë projekti “OSHEE Charge”, për shërbimin e ri të karikimit të mjeteve elektrike.

Një  hap drejt energjisë së pastër dhe transportit të qëndrueshëm. Të pranishëm në aktivitetet janë kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj Balluku tha se OSHEE po hyn në një fazë të re dhe se gjithashtu është thelbësore ngritja e kapaciteteve njerëzore.

“Po hyjmë në një fazë të re transformimi, që nga shërbimet bazë të OSSHE. Synimi është të zhvillojmë kompaninë dhe të modernizojmë shërbimet dhe të sjellim mundësi të reja për qytetarët. Paralelisht me zhvillimin e kapaciteteve teknike të shoqërisë, ngritja e kapaciteteve njerëzore është thelbësore. Mosha mesatare e teknikëve apo e inxhinierëve ka arritur në 50 vjeç. Në 2024-2025 kemi sjellë një frymë të re për një grupmoshë të re punonjësish. Sot ka ardhur momenti që vetë struktura e OSHEE të ofrojë një akademi për rritjen e kuadrove të reja”, tha Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!