TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk është raportuar asnjë problem me pajisjet e identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI).
“Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje në lidhje me pajiset e identifikimit elektronik të zgjedhësve PEI. Operatorët e pajisjeve janë paraqitur në qendër, Identifikimi po kryhet me këto pajisje. Nuk kemi transmetim nga 18 qendra votimi.
Sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja në votime në të gjitha bashkitë e vendit është 2.42%,” theksoi Celibashi.
Sipas të dhënave, deri tani, pjesëmarrja më e lartë është në Bashkinë e Matit, kurse pjesëmarrja më e ulët është e regjistruar në Vlorë.
Pjesëmarrja sipas bashkive:


