Sami Kopaçi, banor i fshatit Qukës Shkumbin në bashkinë e Prrenjasit, çdo ditë e gjen në punishten e tij të vogël. Aty, në heshtje, me penelin në dorë dhe me shumë dashuri për detajin, 66-vjeçari vazhdon të mbajë gjallë një traditë që për shumë të tjerë është harruar.
66-vjeçarin e gjejmë duke punuar urën më të vjetër në Shqipëri, atë të Bushtricës.
Nëse kalon përmes segmentit rrugor që lidh Librazhdin me Përrenjasin, nuk ka si mos të të bjerë në sy, një urë e lartë betoni, poshtë të cilës në mënyrë gjarpërore kalon rruga automobilistike.
“Ura e Bushtricës” e projektuar që mbi të, të kalonte linja hekurudhore e cila nisej nga Durrësi për të mbërritur në Gurin e Kuq që ishte dhe stacioni i fundit për Juglindjen, është punuar mjeshtërisht nga 66-vjeçari.
Pikërisht këtu, Samiu po i jep jetë një tjetër rikthimi në kohë. Me durim, përkushtim dhe mjeshtëri artizanale, ai po restauron elementët dekorativë të urës, duke e ruajtur në mënyrën më autentike të mundshme.
Por puna e tij nuk ndalet me kaq. Në fshat, Samiu ka realizuar edhe një tjetër vepër që ka marrë vëmendjen e banorëve, një shatërvan dekorativ, ku ka ndërthurur mjeshtërisht gurë, dru dhe elementë të tjerë natyralë
Me duar që mbartin përvojën e një jete të tërë pune dhe me shpirtin e një artisti të lindur, Sami Kopaçi po i jep jetë kujtesës së vendit të tij.

