Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grindja me Cordeiro, Beqja justifikohet: Më ofendoi disa herë!

schedule13:17 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 13:17 - 19 Dhjetor, 2019

Fabian Beqja nuk u përmbajt dje në ndeshjen me Partizanin, teksa u kap në grushte me brazilianin William Cordeiro. Anësori i Teutës u ndëshkua me karton të kuq, ashtu sikurse edhe kundërshtari i tij. Sherri ishte masiv dhe u përfshinë edhe lojtarë të tjerë.

Me të kuq u ndëshkuan edhe Deian Boldor dhe Amer Duka, ndërkohë që protagonisti i sherrit, Beqja, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes dhe pretendon se Cordeiro e ka ofenduar pa pushim dhe kjo e ka “nxjerrë atë nga binarët”.

“Ishte një moment shumë i keq. Fillimisht unë nuk veprova dhe nuk i thashë asgjë me gojë. Mirëpo, Melo erdhi dhe më ofendoi, e më pas më shtyu me duar. Unë ruajta qetësinë për momentin, por ai përsëri nisi të më ofendojë. Mendova se do të kishte një ndëshkim për atë dhe jo për mua. Veprimi i tij ishte diçka shumë e poshtër, nuk di si ta përshkruaj tani”, ka deklaruar Beqja në të përditshmen sportive “Panorama Sport”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!