Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nderimit të rektorit të universitetit Boku, Hubert Hasenauer, për kontributin e tij për kontributin dhe përkushtimin në transforimin e Universitetit Bujqësor.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se ky është një moment simbolik që nxjerr në pah lidhjet austriako-shqiptare.
“Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon nderimi për një individ që e Mmeriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut”, theksoi ai./abcnews.al

