Një shtetas 30 vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme.
Rreth orës 18:45, i riu Elvis Visha është plagosur me armë në krahë në zonën e Bathores. Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.
“Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.” / abcnews.al /

