Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Automjeti përplaset me turmën e këmbësorëve, plagosen 10 persona në Francë

schedule15:14 - 5 Nëntor, 2025

schedule 15:14 - 5 Nëntor, 2025

Një shofer ka përplasur makinën e tij me një turmë këmbësorësh dhe çiklistësh në ishullin Ile d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, duke plagosur dhjetë persona, katër prej të cilëve janë në gjendje kritike, sipas BBC.

“I dyshuari, rreth të 30-ave goditi qëllimisht me makinë njerëzit dhe u arrestua pasi u bllokua me një armë elektromagnetike”, thanë autoritetet.

“Ai vrau disa njerëz, përfshirë një vajzë të re”, tha kryebashkiaku i Dolus d’Oléron, Thibault Brechkoff.

“Ai e braktisi automjetin e tij dhe u përpoq t’i vinte flakën përpara se të ikte me vrap”, tha Brechkoff.

Prokurori publik i La Rochelle, Arnaud Laraize, tha se i dyshuari ishte i njohur për policinë dhe se ai bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) në momentin e arrestimit të tij.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se ishte hapur një hetim për incidentin dhe se ai po inspektonte vendngjarjen.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:45, dhe media lokale tha se në pjesën e pasme të makinës së të dyshuarit ishin gjetur bombola gazi – pasi ai u përpoq t’i vinte flakën automjetit.

Dëshmitarët okularë thanë se kishin parë një seri incidentesh në disa vende në ishull, duke përfshirë fshatrat Dolus d’Oléron dhe Saint-Pierre-d’Oléron/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!