Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Rrufetë” e NBA/ Oklahoma City Thunder nuk ndalet, fitorja e tetë radhazi në sezon

schedule12:46 - 5 Nëntor, 2025

schedule 12:46 - 5 Nëntor, 2025

Oklahoma City Thunder e ka nisur sezonin e ri të NBA ashtu siç e mbylli të fundit, duke dominuar dhe duke dëshmuar se është disa hapa mbi të gjithë rivalët.

Në ndeshjen kundër Los Angeles Clippers, kampionët në fuqi të basketbollit amerikan siguruan fitoren e tetë në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa e bënë këtë me një lehtësi me rezultatin 107-126. Ky Një rekord I ri për nisjen më të mirë në historinë e skuadrës nga Oklahoma, si e vetmja e e pamposhtur në NBA

Meritë e një ekip i ri dhe të uritur, që ka edhe lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar, Shai Gilgeous-Alexander.

Kundër Clippers, ai grumbulloi 30 pikë, 4 ribaunde, 12 asistime dhe 3 bllokime në 29 minuta.

Kanadezi ka një mesatare prej 33.6 pikësh me 52.6% të gjuajtjeve nga fusha, 5.1 ribaunde dhe 5.9 asistime, duke e forcuar pozicionin e tij në garën për një tjetër trofe MVP të sezonit.

Vetëm Luka Donçiç ka numra më të mirë, megjithëse ka luajtur më pak ndeshje. Qëndrueshmëria e tij ofensive është e jashtëzakonshme, siç dëshmohet nga 80 ndeshjet e tij radhazi duke shënuar të paktën 20 pikë. Vetëm legjendari Ëilt Chamberlain, me një seri prej 126 ndeshjesh radhazi ka bërë më mirë se Shai Gilgeous-Alexander në historinë e NBA.

Me këtë ecuri të yllit të tyre, Thunders kryesojnë me pikë të plota Konferencën e Perëndimit dhe kanë rritur ndjeshëm kuotat e tyre si favoritët kryesorë për të fituar sërish titullin kampion./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!