Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Edi Roboçi ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati. Më parë ka qenë i punësuar në një kopsht privat. Ditët e fundit ka qenë i papunë.
Roboçi ishte babai i 3 fëmijëve, teksa mësohet se ishte në proces divorci me bashkëshorten.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por pritet që policia të dalë me një njoftim./abcnews.al

