Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK. Ai u shoqërua nga avokati i tij, Andi Skënderi.
Ai është thirrur në SPAK për Tunelin e Llogarasë. Gentian Gjyli mohon t’i jetë komunikuar një akuzë.
Tenderi u hap fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas u anulua dhe rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH. Tuneli i Llogarasë është një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, dhe hetimi i SPAK lidhet me mënyrën se si është zhvilluar dhe menaxhuar procedura e tenderit për ndërtimin e tij.

