Juventus I ka dhuruar një premierë triumfuese Luçiano Spaletit.
Trajneri debutoi me fitore në pankinën e “Zonjës së Vjetër”, që në javën e 10 të Serisë A kaloi 2-1 transfertën kundër Cremonese.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë për skuadrën bardhezi, që pa u plotësuar dy minutat e para gjeti epërsinë.
Kostiç ndali topin në rrjetë, duke e bërë në zbritje ndeshjen për torinezët.
Pavarësisht rasteve për shënim, realizimi I mbrojtësit serb mbeti në fuqi deri në fundin e pjesës së parë.
Pas pushimit, Juventus dyfishoi shifrat me golin e qetësisë që mban firmën e Kambiaso në minutën e 69-të.
Për Cremoneze, vetëm për statistika vlen realizimi i Jamie Vardy në minutata e fundit.
Goli i dytë sezonal i sulmuesit anglez nuk e prishi suksesin dhe festën e Juventus, që me fitoren e parë me Spaletin në pankinë dhe të dytën radhazi që pas largimit të Tudor kthehet bindshëm në garën për titullin kampion.
Juventus ngjitet në vendin e pestë të Serie A me 18 pikë, vetëm katër pikë më pak se kryesuesit e Napolit.


