Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U pickua nga gjarpri/ Forca Ajrore i vjen në ndihmë një shtetasi nga Kosova, ndodhej në një terren të vështirë malor

schedule08:47 - 1 Nëntor, 2025

schedule 08:47 - 1 Nëntor, 2025

Forcat Ajrore kanë shpëtuar një shtetas nga Kosova, i cili ishte pickuar nga gjarpri helmues, në zonën malore të Currajve të Epërm.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:30, në një terren të vështirë, në shtegun midis Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth 1 kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

Pas marrjes së njoftimit nga Ekipi i Kërkim–Shpëtimit të Kosovës, mësohet se ekipi i Forcës Ajrore iu bashkua autoriteteve vendore dhe e transportuan të lënduarin në spitalin e Bajram Currit dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!