Biznesmeni Behgjet Pacolli është marrë të premten në pyetjet nga prokuroria e Tiranës, për më shumë se 3 orë e 30 minuta, lidhur me konfliktin që ka me aksionerët për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Analisti Arben Meçe tha se Prokuroria do të merret me çështjet penale, ndërsa Gjykata do të vendos aksionet. Më tej, Meçe përmendi rastin e Malltezit duke thënë se në rastin e tij, është në kushtet e fallsifikimit.
“Ka një problem që debatohet. Problemi i vlerës së shitjes së aksioneve, çdo kompani regjistrohet në QKB me fond themelimi. Kur bëhet kontrata ligjore bëhet për 4 mijë se aq je regjistruar. Ka një gjë se sa lek janë transferuar për këtë shitje dhe nëse janë transferuar vetëm 4 mijë euro pjesa bankare ka të bëjë me një procedurë të paligjshme.
Jamarbër Malltezi mori 35 për qind të një koncensioni dhe brenda ditës u bë pronar i 6 milionë eurove. Kjo është vepër penale dhe pastrim parash. Finalja, ka një pretendim ku zgjidh në Gjykatën e Juridiksionit të përgjithshëm dhe nëse jemi në kushte fallsifikimi, sillen pasoja. Pacollët për të qenë korrekt me publikun e kanë futur çështjen në lidhje ligjore.
Gjykata do vendos aksionet, Prokuroria do të merret me çështjet penale. Presim vendimin e Gjykatës që do të thotë aksionet janë në këtë përqindje. Edhe pse kanë konflikt me njëri tjetrin, puna vijon.”
Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se shteti në fazën e ndërtimit të aeroportit nuk i detyroyhet asnjë qindarkë privatit dhe se aeroporti i Vlorës dhe i Tiranës do të jenë motra siamezë.
“Të 104 milionë eurot që pjesa më e madhe janë hedhur në vepër, aeroportet më të mëdhenj në botë 24 miliardë dollarë kushtoi i Stambollit.
Rregullimi i terrenit ishte 1/3 e shumës në Vlorë, kompanitë ngritën tokën që ishte 4 metra nën nivelin e detit. Puna vijon. Shteti në fazën e ndërtimit nuk i detyrohet asnjë qindarkë privatit. Shteti merr përsipër garantorin. Aeroporti i Vlorës është i përkryer për shkak të turizmit. Rinasi dhe Vlora do të jenë vëllezër siamezë.” / abcnews.al /

