Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet ish-kryeministri Nano/ Frrok Çupi preket në studio: Si e kujtoj Fatos Nanon

schedule15:05 - 31 Tetor, 2025

schedule 15:05 - 31 Tetor, 2025

Ish-kryeministri Fatos Nano është ndarë nga jeta pas një beteje me sëmundjen. Lideri histori i PS u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Analisti Frrok Çupi ka shprehur ngushëllimet, ndërsa ka vlerësuar figurën e ish-kryeministrit Nano.

Çupi, tha se Nano ishte politikani që shtroi rrugën që Shqipëria të kishte një politikë moderne e marrëveshjes.

“Është një lajm që nuk do donim ta kishim. Është një model i politikës kundër akteve antinjerëzore. Shqipëria është ndarë nga regjimi i dhunës që erdhi pos regjimit politik, por Nano dha një kontribut të madh për ta kthyer PS në një parti europianiste.

Dha një kontribut për të eliminuar minimin e vendit që kishte shkaktuar PD nën udhëheqje. Shtroi rrugën, pa rrugën e Fatos Nanos Shqipëria nuk do të ishte me një politikë moderne, marrëveshjesh, zhvillimesh. Ai vendosi paqen mes njerëzve. Duhet të mendojmë vetëm 4 vitet në burgjet e Berishës, mendo provokimet ne burgun e Bençës të Tepelenës, apo tentativat ndaj tij që nuk thuhen”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!