Milan e priti gjatë, madje me një tratativë të vështirë dhe duke paguar një faturë të shtrenjtë, gati 40 milion euro, arriti të marrë shërbimet e tij nga Club Brugge.
Por Ardon Jashari dha vetëm një “shijim” të talentit të tij, përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë që prishi që në nisje aventurën e tij me skuadrën kuqezi.
Futbollisti me origjinë shqiptare, që ishte blerja më e shtrenjtë e “Djallit” në merkaton e verës është kthyer në stërvitje pas dy muajsh jashtë fushe, pasi theu kërcirin në fund të muajit gusht.
Mesfushori 23 vjeçar ka nisur fazën e fundit të rikuperimit, duke zhvilluar seancën e parë me pjesën tjetër të ekipit.
Gjithsesi, si Jashari ashtu edhe tifozët e Milan duhet të presin edhe pak për ta parë atë sërish në fushë.
Futbollisti duhet të rigjejë formën fizike dhe atletike, por edhe të marrë ngarkesën e nevojshme për të përballuar një ndeshje të Serie A.
Në këtë mënyrë, sipas mediave italiane duket e pamundur që ai të jetë gati për sfidën e së dielës kundër Romës.
Mund të niset nga pankina në ndeshjen e javës së ardhshme ndaj Parmës me objektiv rikhtimin plotësisht të gatshëm, pas pushimeve të kombëtareve në mes të nëntorit.
Bashkë me Jasharin në stërvitje me grupin e skuadrës është kthyer edhe Etupianian. Trajneri Alegri, mund të mbështetet që tani te shërbimi I mbrojtësit.

