Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesa për shkarkimin e Peleshit u rrëzua/ “Berisha me strategji të dobët”, Meçe: Mocionet e opozitës, hapësirë për të marrë kohë

schedule13:28 - 30 Tetor, 2025

schedule 13:28 - 30 Tetor, 2025

Kuvendi rrëzoi me 79 vota të socialisteve kërkesën e PD për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Analisti Arben Meçe në një intervistë në “News Line” në ABC News, tha se nuk kishte asnjë surprizë dhe se ishte e pritshme që Peleshi nuk do të shkarkohej, duke e vlerësuar si një figurë të qetë që respekton rregulloren.

Gjithashtu Meçe tha se mocionet e opozitës, sipas tij tha se janë thjesht hapësirë për të kaluar kohën.

“Nuk kishte asnjë surprizë për Peleshin, dihej që nuk do shkarkohej. Kishte një artikulim të dobët nga PD dhe të paargumentuar. Ishin përgjithësisht shumë të dobët. Opozitës i duhen ngjarje që ajo të prodhojë protagonizmin e vet në këtë skenarin politik. Mjafton që të jetë prezente në politikë. Por Parlamenti tani po ballafaqohet me një çështje tjetër, kemi një strategji që retorika politike kalon nga një tavolinë tjetër, në parlament. Sot parlamenti ka nisur në orën 10:00  dhe deri në 12:00 kishte kërkesë për procedure. Por vetëm procedurë nuk ishte. Parlamentin e kthen nga një parlament ku debatohen qëndrime politike të një çështjen, në një tribunë, dhe e shpien gjendjen në kushtet e rrethanave të mërzitshme. Pra në një Parlament ku gjithë grupi opozitar së bashku me opozitarin nuk lejon askënd të flasë sjell atë që Niko Peleshi, në raportin midis të drejtës së fjalës dhe rregullores të kalojë tek rregullorja. Në krye të Parlamentin është vendosur një njeri i qetë gjë që Spiropali nuk i kishte. Tashmë opozita nuk ballafaqohet me qëndrim emocional të Peleshit, por me rregulloren. Nuk është e vërtetë që opozita kërkon shkarkimin e Peleshit, por kohë…Ngjarja e sotme vërtetoi këtë gjë. Saliu bëri një deklaratë jashtë sallës duke thënë se oshte faji i Peleshit dhe brenda seancës doli Këlliçi…Por ky ishte një reagim pasi e panë që e gjithë kjo ra”, tha Meçe, duke shtuar: “Fakti që tre deputetë janë të PSD aty dhe llogaria të shpie te këta të tre. Duket që ka një qejf-mbetje ose ka një aksion të PSD për të marrë nga PS diçka apo mbështetje…Por votimi është i fshehtë dhe nuk mund të themi me siguri se kush ka votuar… Por nëse do ta vendosësh Tom Doshim mes Berishës dhe Ramës ai shkon më tepër drejt Ramës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!