Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ringjallen” Inter e Juventus/ Dy ekipet e mëdha të Italisë kthehen tek fitoret në kampionat

schedule13:04 - 30 Tetor, 2025

schedule 13:04 - 30 Tetor, 2025

Të mëdhenjtë gjithmonë rikthehet. Këtë bënë edhe dy nga skuadrat më të mëdha të Italisë, Interi e Juventusi, që I fituan ndeshjet e radhës në Serinë A. Lombardët duhej të reagonin pas humbjes ndoshta jo edhe aq të merituar në Napoli, ndërsa piemontezët luajtën për herë të parë pa trajnerin e shkarkuar Igor Tudor.

Për një natë gjithçka ishte e shkëlqyer. Interi shkatërroi 3-0 Fiorentinën, dhe trajneri Stefano Pioli nuk po del dot nga kriza, duke mbetur i parafundit në renditje.

Gjithsesi, përballë mbi 70 000 spektatorëve në “San Siro” u desh të pritej jo pak, dhe avantazhi u sigurua vetëm pas pushimit. Çalhanoglu në 66’ dhe në 88’ me penallti si dhe Suçiç në 71’ ishin autorët e golave për zikaltërit që bënë shumë më tepër me 8 gjuajtje në kuadrat ndaj dy.

Kjo ishte fitorja e 8-të në 9 ndeshjet e fundit. “La Gazeta delo Sport” komenton: Një përgjigje e bukur! Inter ringrihet, kreu 3 pikë larg! Juventusi rinis udhëtimin, pritet Spaleti!

“Il Korriere delo Sport” e nis me “Zonjën e Vjetër”: Zgjim I Juves, dhe tani kthesa! Provon Luçio! Ish-trajneri i Kombëtares do të firmosë dhe të nisë nga puna! Kjo e përditshme shkruan edhe për zikaltërit: Çalha-Suçiç, reagim i Interit! Tek Juventusi presin Luçiano Spaletin, njeriun që doli kampion me Napolin e drejtoi Italinë.

Futbollistët në fushë i dhanë përshëndetjen e duhur. Dushan Vlahovic shënoi shpejt me penallti, ndonëse Zaniolo barazoi. Në pjesën e dytë fitoren e siguruan Gati dhe Kenan Jildiz sërish me penallti. Napoli kryeson Serinë A me 21 pikë, po aq sa Roma, Interi i ndjek me 18, ndërsa Juvja është pak më prapa, e 7-ta me 15 pikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!