Mungojnë LeBron James dhe Luka Donçiç? Asnjë problem. Për Lakers, mjafton Austin Reaves, I cili është kthyer në idhullin e ri të skuadrës nga Los Angeles.
27 vjeçari ishte sërish protagonist në mbrëmjen e fundit të NBA, duke I dhuruar fitoren ekipit të tij në transfertën e vështirë kundër Minnesotta.
Ai shënoi koshin e triumfit në sekondën e fundit, duke vendosur fatin e ndeshjes me një pikë diferencë në rezultatin përfundimtar 115-116.
Ky ishte suksesi i tretë në pesë ndeshjet e parë të sezonit të rregullt për Lakers, por që merr më shumë vlera për shkak të mungesës ë dy yjeve të skuadrës LeBron Jamres dhe Luka Donçiç, të dy jashtë për shkak dëmtimesh.
Reaves ishte shënuesi më i mirë për skuadrën kaliforniane, me 28 pikë, por plotësoi paraqitjen e madhe me dy shifra dopjo, falë edhe 16 asistimeve.
Po ashtu, koshi në sirenë dhe fitorja e fundit ishin kurorëzimi i një sezoni spektakolar për Reaves.
Në pesë sfidat e luajtura deri tani, ai ka regjistruar shifra të një kampioni të vërtetë, me 171 pikë, me një mesatare prej 32.2 pikë për ndeshje.
Këto statistika bëhen më mbreslënëse, duke llogaritur shifrat në komponentët e tjerë të lojës, me 5.6 topa në tabelë dhe 10 asist për ndeshje.
Ndërkohë, falë tij Los Angeles Lakers renditen në vendin e gjashtë të Konferencës së Perëndimit në NBA. /abcnews.al

