Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bayern shkruan historinë/ Bavarezët kalojnë Milan e vitit 92’, 14 fitore radhazi në këtë sezon

schedule12:47 - 30 Tetor, 2025

schedule 12:47 - 30 Tetor, 2025

Bayern Munich nuk ndalet dhe vendos një tjetër primat në historinë e futbollit. Skuadra bavareze regjistroi fitoren e 14 radhazi në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, duke kaluar një prej ekipeve më spektakolarë të historisë si Milan i fillimviteve 90’, që ishte ndalur te 13 fitoret radhazi.

Kampionët e Bundesligëse vendosën këtë rekord në sfidën e Kupës së Gjermanisë, pasi kaluan 4-1 transfertën kundër Koln, për të siguruar kualifikimin në 1/8 e turneut.

Por deri te suksesi, të besuarit e Vincent Kompany duhej të përmbysnin epërsinë e vendasve të sigluar nga Açe në minutën e 31-të.

Por kur ke në skuadër lojtarë si Luis Diaz, Harry Kane dhe Olise, golat nuk janë problem. Sulmuesi kolumbian barazoi shifrat në minutën e 36-të. Më pas skenën e mori anglezi.

Pas dy minutash, ai ktheu rezultatin në anën e bavarezëve, ndërsa në pjesën e dytë “vrau” shpresat e vendasve me realizimin e dytë personal dhe i 19 gjithsej në këtë sezon, duke u konfirmuar një makineri e vërtetë golash.

Fati i ndeshjes dhe kualifikimi i Bayern Munich u vendos nga Olise që në minutën e 72-të plotësoi “pokerin” bavarez. Me këtë fitore, gjigandët e futbollit gjerman I kanë treguar edhe një herë të gjithë rivalëve, lokalë dhe europianë se nuk kanë ndërmend të falin asgjë në këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!