Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligj i ri për koncesionet/ PPP: Hiqen bonuset, shtohen shtrëngimet dhe kontrollet

schedule23:02 - 29 Tetor, 2025

schedule 23:02 - 29 Tetor, 2025

Qeveria thotë se projektligji i ri për koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat synon të forcojë transparencën dhe mbikëqyrjen në menaxhimin e projekteve publike me kapital privat.

Në ligjin e ri është parashikuar që Koncesionet/partneritetet publike private  do të përqëndrohen në disa sektorë  si transport  ku përfshihen hekurudhat, portet, aeroportet, rrugët, tunelet, urat, prodhimi dhe shpërndarje e energjisë elektrike, në sektorin e ujit apo menaxhimin e  mbeturinave, bujqësia e turizmi.

Në ligjin e ri I cili është miratuar në qeveri përcaktohen përcakton rregulla të qarta për planifikimin, dhënien dhe kontrollin e kontratave koncesionare, duke vendosur një filtër paraprak për çdo projekt dhe raportime të detyrueshme tremujore. Kohëzgjatja e procedurës së shqyrtimit dhe vlerësimit nuk duhet të kalojë 30 ditë nga data hapjes të ofertave/kërkesave për pjesëmarrje, duke hequr keshtu mundesine e keqperdorimit te afateve, për të futur në menyre te pandershme ne gare, kompani te tjera. Për të pasur nën kontroll ecurinë në ligj është parashikuar edhe ngritja e një regjistri të veçantë.



Një tjetër risi është  se hiqet bonusi prej 10% për ofertat që vijnë si propozim i pakërkuar për projekte të ndryshme.

Ministria  e financave do të  vlerësojë dhe  miratoj paraprakisht të gjitha  studimet e fizibilitetit të projekteve të koncesionit/partneritetit publik privat, si dhe çdo ndryshim apo transferim të tyre.

Përgatitja e procedurës konkurruese, përfshirë përllogaritjen e vlerës, nuk duhet të ketë qëllim favorizimi apo përjashtimi të padrejtë të operatorëve ekonomikë apo të shërbimeve të caktuara.

Koncesionet publike private kane qene ne fokus te kritikave te opozites por edhe te partnereve nderkombetare. Megjithese ato kane gjeneruar investime te medha jashte parave te buxhetit, shpesh jane bere objekt debate, por edhe hetimesh per korrupsion. rasti I fundit eshte aeroporti i vlores, ku megjithese perplasja ishte mes investitoreve private te ketij koncesioni public privat, u ndje mungesa e vemendjes se autoriteteve ne kete investim strategjik edhe ne sigurine kombetare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!