Giannis Antetokounmpo udhëhoqi Milëaukee Bucks në një fitore 121-111 ndaj Neë York Knicks me 37 pikë, 8 ribaunde dhe 7 asistime, ndërsa vendosi emrin e tij në librin e artë të rekordeve në NBA.
Basketbollisti grek hyri në historinë e basketbollit amerikan si lojtari i parë që regjistron të paktën 140 pikë, 50 topa të kapur në tabelë dhe 20 asistime në katër ndeshjet e tij të para të sezonit.
Një arritje mbreslënëse, që e konfirmojnë atë që tifozët e quajnë “Greek Freak” një prej basketbollistëve më të fortë në NBA.
I mbështetur nga Ryan Rollins, i cili shtoi 25 pikë të tjera në suksesin e Bucks, Antentokounmpo fitoi edhe titullin “MVP” të ndeshjes.
Suksesi i Milëaukee u ndihmua edhe nga lojtarët e aktivizuar nga stoli që shënuan 34 pikë.
Për Bucks kjo ishte fitorja e tretë në katër ndeshjet e para të sezonit të rregullt të NBA.
Nga ana tjetër, Neë York Knicks humbi ndeshjen e dytë sezonale, pasi u mposht nga Miami Heat të dielën e kaluar.
Jalen Brunson shënoi 36 pikë, por ylli tjetër i Knicks, Karl-Anthony Toëns ishte në një mbrëmje të keqe, duke mbyllur ndeshjen me vetëm 8 pikë, pavarësisht se poshtë tabelave bëri një punë të mirë me 12 rebaund.
Bucks do të përballen me Golden State të Steph Curry të enjten sërish në fushën e tyre, ndërsa Knicks do të luajnë në një transfertë të vështirë të premten kundër Chicago Bulls.

