Juventus siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë dhe tani kryeson i vetëm Serie A me 42 pikë, edhe pse ka një ndeshje më shumë se Interi. Ekipi i Sarrit mposhti Sampdorian me rezultatin 1-2 dhe shkon me moral të lartë në finalen e Superkupës kundër Lazios.
Të tre golat u shënuan në pjesën e parë dhe të tre ishin shumë të bukur. Paulo Dybala zhbllokoi shifrat me një goditje fantastike në minutën e 12-të pas një asisti të Alex Sandro. Braziliani e teproi me mbajtjen e topit në minutën e 36-të dhe vendasit përfituan dhe barazuan me anë të Caprarit.
Dybala is generational player. Will never sit right that he didn’t come to us pic.twitter.com/ewuVFORRxh
— ً (@UtdAidan) December 18, 2019
Kampionët u rikthyen në sulm dhe kaluan përsëri në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë. Tjetër kros i bukur i Alex Sandro, me Ronaldon që “fluturoi” dhe mposhti portierin vendas me një goditje me kokë.
CR7, i cili u ngjit në shifrën e 10 golave në kampionat, shënoi një tjetër gol në minutën e fundit, por u anulua. Në shtesa pati kohë edhe për një karton të kuq dhe Caprari e mbylli ndeshjen përpara shokëve të skuadrës. /abcnews.al
Sampdoria – Juventus 1-2
(Caprari 36′ / Dybala 12′, Ronaldo 45′)
Look at the leap by Cristiano Ronaldo. Easily the greatest header of the ball of all time. pic.twitter.com/NKJ694mdZ2
— TC. (@TotalCristiano) December 18, 2019